Barcelona duket se ka humbur besimin  për nënshkrimin e sulmuesit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Futbollisti francez kërkohet nga Barcelona, pas performancave të shkëlqyeshme me Atletico-n, e cila pozicionohet e dyta në La Liga.

Barcelona e Ernesto Valverde aktualisht është në krye të tabelës me tetë pike diferencë, por ata e duan francezin në Camp Noë.

26-vjeçari ka shënuar 23 gola për klubin dhe kombëtaren këtë sezon dhe ka pasur zëra se Barcelona do të bëjë një lëvizje për të në janar.

Gazetari spanjoll Pipi Estrada ka deklaruar që Atletico do të japë çdo pagë që Barca do të ofrojë me shpresën për ta mbajtur atë në Ëanda Metropolitano.

Zyrtari ekzekutiv i Atleticos Miguel Angel Gil Marin është ai që i ka bërë ofertën Griezman-it me shpresën për ta mbajtur në Madrid.

"Ne kemi mundësinë t'i ofrojnë atij njëjtën pagë si Barça ", tha Angel Gil për El Chiringuito TV.

Francezi shprehet  se është i lumtur në kryeqytetin spanjoll me familjen e tij.

/Ora News.tv/