Barcelona është  futur në garë për të siguruar shërbimet e Sergie Milinkovic Savic. Pas interesimit nga kollosë të futbollit evropian, Juventusin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin, blaugranët kanë nisur ofensivën për të arritur tek shërbimet e serbit.

Momentalisht, mesfushori ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Serbisë në kuadër të Kupës së Botës, turne që pritet të jetë shumë fitimprurëse për skuadrën që zotëron kartonin e 23 vjeçarit, Lazio që shpreson tek një performancë e mirë në Rusi, që do të rrisë më tej çmimin prej 110 milion eurosh.

Babai i tij, ish-lojtar, Nikola Milenkoviç, tha sot për "Tuttosport" se Juventusi është klubi "ideal" për të.

/Ora News.tv/