Barcelona e kërkon, Rabiot zgjat "martesën" me PSG-në

Barcelona e kërkon, Rabiot zgjat "martesën" me PSG-në

Barcelona është ëndërra e çdo lojtari por jo për Adrien Rabiot që është shumë afër për të nënshkruar një zgjatje të kontratës me Paris Saint Germain.

"ESPN" thotë se 23-vjeçari, i cili ishte përjashtuar nga skuadra e Francës gjatë Kupës së Botës këtë verë, duket se do të qëndrojë tek parizianët.

Kontrata e Rabiot skadon verën e ardhshme dhe kjo bëri që Barcelona të hidhej në sulm për të siguruar shërbimet e tij, nënshkrim që do vinte me një çmim të leverdisshëm.

Ndërkohë sipas "Francë Futboll", më parë këtë muaj drejtori teknik i Barcelonës, Eric Abidal u takua me nënën e lojtarit për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, ndërsa "El Mundo Deportivo" publikoi foton e ish-mbrojtësit në aeroportin e Parisit.

Gjithsesi një shkrim paralel në "Diario Sport" shkruan se kampionët e Ligue 1 kanë refuzuar një ofertë prej 40 milionë eurosh nga katalanasit.

Megjithatë, nga të dhënat e fundit sugjerojnë se tekniku i ri Thomas Tuchel ka krijuar një marrëdhënie të mirë me mesfushorin e qendrës dhe që do ta bindë atë të qëndrojë në kryeqytetin francez.

EMISIONET