Barca afron Boateng, "shakaja"e ganezit tërbon katalanasit

Barca afron Boateng, "shakaja"e ganezit tërbon katalanasit

Barcelona ka nënshkruar me Kevin-Prince Boateng nga Sasuolo. Katalanasit kishin nevojë për një sulmues rezervë dhe arritën marrëveshjen me ganezin që rikthehet në LA Liga.

Kevin-Prince Boateng ka vendosur ta vazhdoj karrierën e tij te Barcelona. Katalanasit arritën një marrëveshje huazimi për gjashtë muaj me opsionin për ta blerë 8 milionë euro në fund të sezonit yllin e Sasuolos. Ish-sulmuesi i Milanit u shfaq i ekzaltuar për kalimin e tij tek gjigandët e Sapnjës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Boategn shkruajti se e pret me padurim ti shënoj Real Madridit në El Clasico. Megjithatë mediat në Spanjë i kanë kujtur sulmuesit dhe tifozëve të Barcelonës një intervistë të viti 2017 ku ganezi deklaroi se është tifoz i Real Madrdit dhe do ti pëlqente të luante për los Blancos, ndërsa cilësoi Cristiano Ronaldon si sulmuesin më të mirë në botë.

Tani ganezin e pret një detyrë e vështirë për të bindur tifozët katalanas.

31-vjeçari u bashkua me Sassuolo nga Eintracht Frankfurt verën e kaluar dhe shënoi pesë gola në 15 paraqitje në Serie A. Boateng nuk do ta ketë të vështirë të ambientohet në La Liga, pasi ka përvojë në futbollin spanjoll me Las Palmas, ku ai shënoi 10 gola në 28 ndeshje në sezonin 2016–2017.  Boa është afrimi i dytë në këtë merkato për katalansit.

Sassuolo nëpërmjet një deklarate shtypi njoftoi marrëveshjen dhe falenderoi Boateng për kontributin në ekip dhe profesionalizmin që ai tregoi gjatë negociatave. Barca, ishte në merkato për një sulmues, Ousmane Dembele është jashtë për disa javë dhe Malcom është lidhur me një lëvizje larg.

EMISIONET