Barbie krijon 17 kukulla të reja për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përfshirë Amelia Earhart, Chloe Kim, Patty Jenkins

Tamam në kohë për Ditën e Ndërkombëtare të Gruas, Barbie po nxjerr në treg një koleksion të tërë kukullash, frymëzuar nga modele grash të jetës reale. 17  Barbit e reja bazohen në gra që "thyen kufijtë" në fusha të ndryshme. Modele grash të kohëve moderne, përfshirë fituesen e medaljes së artë në  rrëshqitjen me tabelë në dëborë Chloe Kim, “Gruan e mrekullueshme” prodhuesen e filmave Patty Jenkins dhe kampionen e boksit  Nicola Adams. Barbit që bënë histori në linjën "Gratë që Frymëzuan" u modeluan edhe me fytyrën e artistes Frida Khalo, matematicienen e NASA-s  Katherine Johnson dhe piloten e famshme Amelia Earhart.  

"Si një markë që frymëzon potencialin e pakufi të vajzave, Barbie do të nderojë linjën e saj të gjerë me gra nga jeta reale ditën e 8 Marsit, sepse ne e dimë që ju nuk mund të jeni ajo që nuk mund të shihni" tha për shtypin Lisa McKnight, zv.presidente dhe menaxhere e përgjithshme e firmës Barbie.

 "Vajzat kanë qenë gjithnjë të afta të luajnë role të ndryshme në jetë dhe karrierë me kukullën Barbie dhe ne jemi intriguar për të ndezur një dritë në gratë e jetës reale për t'i kujtuar atyre se mund të jenë gjithçka dëshirojnë të jenë "

Të tjera gra të njohura në jetën reale do të modelohen nga Barbie, ku përfshihen emra si: artistja Bindi Irwin, sërfistja Çağla Kubat, shefja e kuzhinës Hélène Darroze, kampionia e voleibollit  Hui Ruoqi, stilistja Leyla Piedayesh, golfistja Lorena Ochoa, gazetarja Martyna Wojciechoëska, futbollistja  Sara Gama, aktorja Xiaotong Guan, prima balerina Yuan Tan dhe stilistja Vicky Martin Berrocal.

Pjesë e kësaj fushate është edhe një video në youtube, e shpërndarë nga firma Barbie që paraqet disa prej grave të famshme që mbajnë në duar kukullat me imazhin e tyre

Nuk ka informacion se kur këto kukulla do dalin në treg, por tri  Barbit nga fushata "Gratë Frymëzuese" kushtojnë 29.99 dollarë në internet.

/Ora News.tv/