Barazim pa gola ndaj Romës, Juventus për herë të 7-të rrjesht kampion i Seria A

Barazim pa gola ndaj Romës, Juventus për herë të 7-të

Juventusi është dhe matematikisht kampion i Seria A.

Bardhezinjtë u ndalën në barazim pa gola përballë Romës, por dalin nga kryeqyteti italian si kampionë të Italisë, duke siguruar kështu titullin e 7-të radhazi.

Në këtë sezon, bardhezinjtë kanë triumfuar dhe në finalen e Kupës së Italisë pas fitores me "poker" ndaj Milanit, ndërsa në Champions League u eliminuan në çerekfinale nga Reali i Madridit.

Në ndeshjen tjetër, Napoli mposhti Sampdoria-n me rezultat 2-0, duke e mbyllur kampionatin në vendin e tretë.

Golin e parë e shënoi Arkadiusz Milik, 17 minuta para fundit, i shërbyer nga Allan, ndërsa Raul Albiol firmosi golin e dytë, me Napolin që do ta mbyllë kampionatin në vend të dytë.


EMISIONET