Banorja në Korçë-Ramës: Gjuha vete ku dhemb dhëmbi, jemi 4 vetë pa punë

Banorja në Korçë-Ramës: Gjuha vete ku dhemb dhëmbi,

Një banore nga Korça i shprehu shqetësimin kryeministrit Edi Rama se katër anëtarë të familjes së saj janë pa punë. Kryeministri premtoi zgjidhje të menjëhershëm të problemit.

Banorja: Vete gjuha ku dhemb dhëmbi, dhe mua më vete tek punësimi. Jam vetë i katërti pa punë. Janë lodhur fëmijët e mi me kurse profesionale, tek zyrat e punës.

Rama: Unë të garantoj, nuk iki nga Korça sot dhe për një orë, ti dhe djemtë...

Banorja: Njërin djalë.

Rama: Do të mbarojmë takimin bashkë dhe do të shikosh që e vërteta është ndryshe, do të ofrojmë vend pune për djalin, dy djemtë, për ty dhe burrin. Nëse dikush do punë jo punë shteti të mos punojë. Sa të mbarojë takimi dhe do të japim provën.

EMISIONET