Vorë, banorët e irrituar i përvishen Xhafës: Po mbytemi çdo vit

Vorë, banorët e irrituar i përvishen Xhafës: Po mbytemi

Banorë dhe pronarë të bizneseve që janë dëmtuar nga përmbytja e mbrëmshme në autostradën Tiranë-Durrës i janë drejtuar ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj duke i kërkuar ndihmë.

Të tensionuar ata thonë se situata e përmbytjeve po përsëritet çdo vit dhe askush nuk i ndihmon.

Një djalë thotë se ka nxjerrë nënën me krahë nga banesa.  "Desh jam mbytur mbrëmë" thotë ai. Xhafaj po inspekton me banorët dëmet .

"Nëse nuk hapet përroi ne këtë situatë do të kemi"

Deklaratës së një djali i cili thoshte se kishte telefonuar policinë per ndihme dhe kjo nuk i kishte ardhur drejtori i policise i Tiranes deklaroi se policia i ishte pergjigjur mbi 16 mije telefonatave qe ishin bere mbreme. 

Xhafaj sot paradite po inspektonte situaten.



EMISIONET