Banorët dhe studentët padisin bashkinë e Durrësit për mbetjet në Porto Romano

Vangjush Dako: "Do të kthehet në një qendër normale për të gjithë qytetarët që banojnë në këtë zonë dhe do hiqet nga harta, nga njolla e zezë kjo pikë shumë e dobët e qytetit të Durrësit."

Tre muaj pas kësaj deklarate të kryebashkiakut Vangjush Dako dhe 7 muaj pas shpalljes së gjendjes mjedisore nga Këshilli bashkiak i Durrësit, në vendgrumbullimin e mbetjeve në Porto Romano nuk ka asnjë ndërhyrje.

Bashkia e Durrësit dhe Qeveria nuk kanë nisur zbatimin e planit të paralajmëruar që brenda vitit 2019, do ta kthente këtë zonën nga bombë ekologjike në një park të gjelbëruar

Ndaj studentët e Universitetit të Durrësit janë bërë bashkë me banorët e zonës dhe kanë paditur në Gjykatën Administrative Bashkinë e Drejtuar nga Vangjush Dako.

Padia mban datën 19 shkurt dhe kërkohet detyrimi i bashkisë për të mbullur vendgrumbullimin menjëherë dhe të rehabilitojnë zonën.

në padi theksohen 5 rrisqe për banorët dhe 12 problematika të vendgrumbullimit, për të cilin theksohet se vepron pa leje mjedisore.

Vendepozitimi i Porto Romanos shtrihet në rreth 200 mijë metra katrore, e cilësuar si një prej katastrofave mjedisore në Shqipëri.



EMISIONET