Bankomati "i çmendur" bën milioner baristin, luks i shfrenuar por fund i hidhur

Bankomati "i çmendur" bën milioner baristin, luks i

Një barist i varfër pati një ndryshim të menjëhershëm në stilin e jetesës kur një gabim teknik në bankomat i jepte akses për të përfituar miliona para.

Dan Saunders thotë se nuk pendohet aspak për gjithçka ka bërë, ndonëse tani është pas hekurave. 29-vjeçari gjatë asaj periudhe shpenzoi 1.6 milionë dollarë në alkool të shtrenjtë, udhëtime në ishuj privat dhe blerje në dyqane luksoze.

Baristi nga Wangaratta tregoi se një gabim teknik në sistemin e një bankomati në shkurt të 2011 i jepte akses që të merrte para falas kur të donte dhe sa herë të donte. Në atë periudhë, Dan punonte si barist dhe fitonte 700 dollarë në muaj, si dhe jepte mësim fetar.

Bankomati ATM i lejoi Dan që të merrte 999,999.99 dollarë çdo ditë, prandaj ai shpeznoi 1.6 milionë dollarë për 4 muaj e gjysmë.

“Për mua, nuk ishte gjithçka rreth parasë. Ishte rreth eksperiencës që mund të merrja nga kjo kartë magjike e ATM”, tha ai.

EMISIONET