Banka Botërore: Legjislacioni i biznesit ka akoma hapësira për përmirësim

Banka Botërore: Legjislacioni i biznesit ka akoma hapësira për

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria është në rrugën e drejtë për të ecur përpara por gjithsesi ka akoma hapësira për përmirësim në legjislacionin e biznesit.

Përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, Maryam Salim, pas takimit me kryetarin e Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, u shpreh se janë shumë elementë që duhen marrë në konsideratë për parashikimin e Bankës Botërore, për rritje ekonomike të Shqipërisë në vitin 2018.

“Janë shumë elementë që duhet të merren në konsideratë, ne si Bankë Botërore kemi parashikuar që rritja ekonomike do të jetë gati 3.8% në 2018. Ka pasur rritje sa i takon sektorit të turizmit, remitancat. Shqipëria  është në rrugën e drejtë por ka akoma nevojë për përmirësim, psh në legjislacionin për sektorin e biznesit.Ka shumë potenciale që mund të zhvillohen në sektorin e turizmit. Besojmë që vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë në drejtimin e duhur për të filluar akoma edhe më mirë negociatat sa i takon integrimit në BE”.

Salim theksoi se zona e Kukësit ka potenciale të shumta kryesisht në fushën e turizmit dhe bujqësisë dhe ashtu siç ka ndihmuar më herët në fushën e mjedisit, Banka Botërore, do të jetë e pranishme në Kukës, edhe për zhvillimin e këtyre dy sektorëve.

Gjatë vizitës në Kukës, përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore, me përfaqësues të pushtetit vendor, sektorit privat dhe shoqërisë civile zhvilloi një takim në kuadër të turit të konsultimeve të Bankës Botërore mbi angazhimin e saj në vend.

EMISIONET