Banka Amerikane e Investimeve: Në vitin 2017, kreditë e keqija u ulën në 4% nga 40% në 2015

Banka Amerikane e Investimeve: Në vitin 2017, kreditë e keqija u

Banka Amerikane e Investimeve  ka arritur nivelin më të ulët të kredive të këqia në vitin 2017.Sipas të dhënave në dy vite kreditë e këqia në këtë bankë janë ulur nga 40% në 4%, ndërsa synohet ulja e mëtjeshme gjatë 2018.

Banka Amerikane e Investimeve në Shqipëri ka raportuar një ulje të ndjeshme të nivelit të kredive të këqia, duke rritur ndjeshëm cilësinë e portofolit në këtë bank.

Në fund të vitit 2017, Banka Amerikane e Investimeve raporton një ulje rekord të kredive të këqija që tashmë zënë vetëm 4% të portofolit ndërsa synon uljen e mëtejshme gjatë 2018.

Mark Crawford, anëtar i bordit të drejtorëve si dhe kryetar i bordit të auditimit të bankës theksoi se Banka Amerikane e Investimeve tashmë është një nga investimet më të mëdha Amerikane në Shqipëri dhe pret një rritje të mëtejshme të këtij investimi në të ardhmen.

Për Kathryn Swintek, kryetare e Bordit te Bankës Amerikane të Investimeve, ecuria  pozitive e bankës lidhet edhe me plotësimin e  të gjitha kërkesave të enteve regullatore dhe auditimit të brendshëm.

Greg Katz, përfaqësues i aksionerit Nch Capital konfirmoi se “Ekonomia shqiptare raporton rritje të qëndrueshme dhe të kënaqshme në një kohë që Entet Rregullatore kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe uljen e kredive me probleme".

Ndërsa për CEO e Abi Bank, Andi Ballta gjatë kësaj periudhe Banka Amerikane e Investimeve ka arritur të dyfishojë aktivet dhe të jetë banka e nëntë në sistemin bankar me fitime shumë të larta.

Në fund të vitit 2017, ABI Bank raportoi total aktivesh prej 309 milion euro.

EMISIONET