Konfindustria e konsideron jo-transparent nismën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për pezullimin e kontratave të HECE-ve në grup. Gjegj Buxhuku deklaron se nuk ka pasur asnjë transparencë në anulimin e 17 kontratave koncesionare një proçedurë që më parë duhej të kalonte në gjykatë. Sipas Buxhukut, sjellje të tilla ndikojnë në imazhin e vendit.

Konfindustria ka ngritur shqetësimin për impaktin që po jep vendimi i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në pezullimin e punimeve në mënyrë të papritur për të gjithë ndërtimet e HEC-eve.

Gjergj Buxhuku shprehet se këto sjellje ndikojnë negativisht në imazhin e vendit si dhe largojnë investitorët.

Gjergj Buxhuku: Me proces të rregullt gjyqësor jo vetëm nuk ka prishje të imazhit por ka rregullim të imazhit sepse tregon që shteti funksionon. Çdo rast i kundërt do të ishte me pasoja qoftë për thithjen e investimeve të huaja, qoftë dhe për imazhin e Shqipërisë për klimën e biznesit.

Madje administratori i Konfindustrisë akuzon se anullimi i 17 kontratave të Hidrocentarleve është bërë pa asnjë transparencë.

Sipas tij, kontratat janë individuale dhe për çdo shkelje duhet që Ministria ti drejtohej gjykatës.

Gjergj Buxhuku: Të jenë transparentë dhe të bindur në shkeljet që këto subjekte veç e veç kanë bërë ndaj kontratës. Së dyti,  nëse institucionet shtetërore kanë krijuar bindjen, nga pezullim duket ta kalojnë në proces të rregullt gjyqësor për prishje kontrate. Por jo prishje kontrate në mënyrë të njëanshme dhe duke shkelur procedurat e një kontrate të cilat janë normale.

Rreth dy muaj më parë, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës  pezulloi të gjitha kontratat koncesionare për ndërtimin e Hidrocentraleve në vend, një vendim ky që nuk u mirprit nga grupet e interesit të cilët i kishin marrë lejet në bazë të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar.

/Ora News.tv/