Presidentja e Kroacisë: Jemi të frikësuar për vakumin që po krijon BE në Ballkan

Presidentja e Kroacisë: Jemi të frikësuar për vakumin

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović tha se vendi i saj mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përbashkët pas mbylljes së Samitit të Brdo Brijunit, Kolinda Grabar-Kitarović u shpreh e shqetësuar për vakumin që vetë BE-ja po krijon në Ballkan.

Kolinda Grabar-Kitarović: Kroacia do të mbështesë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dëshirojmë të shikojmë edhe Bosnjë Hercegovinën të bëhet sa më shpejt që të bëhet një vend kandidat. Dëshirojmë sa më shpejt liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi dhe mbështesim një proces të mbështetur mbi meritën dhe çdo vend duhet të ndjekë hapat e tyre të duhura në rrugën për anëtarësim në BE.

Unë jam e frikësuar se situata që kemi tani, veçanërisht lidhur me përqendrimin e diskutimeve brenda vetë BE. Ne jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Evropën Juglindore. Ne po humbim zemrat dhe mendjet e njerëzve. Pra njerëzit po humbin besimin, kanë dyshimet e tyre, çfarë do të ndodhë, apo bëhet progres?  
Si pasojë, ky vakum plotësohet nga influenca e palëve të treta, që nuk janë domosdoshmërisht përfituese për rajonin dhe që thuajse kthehen në një betejë idesh or ideologjish. 
Nga ana ime mbështes përfshirjen e Europës Juglindore që të ruhet paqja brenda këtij rajoni. Ne do vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur këtë. 

Sigurisht për vendet kandidate, reformat që janë pezull duhet të ndërmerren. Theksoj që reformat nuk janë diçka që Brukseli jua kërkon juve por ju duhet ta bëni në mëhyrë që të përfitoni. 

Kroacia do të marrë presidencën në gjysmën tjetër të vitit 2020 dhe gjatë presidencës sonë për t'ju pasur ju në nivelet më të larta të axhendës do të organizojmë një samit për Evropën Juglindore

Duhen dy veta për të kërcyer tango. Ne do ju shtyjmë në përpjekjet tuaja, por edhe ju duhet të ndërmerrni hapat tuaja. Muzika ka një kohë të gjatë që është duke luajtur. Ne nuk duhet të gjejmë justifikime por duhet të përfshijmë njëri-tjetrin dhe le ta kryejmë këtë."

EMISIONET