Ballauri: Policia është treguar jo profesionale gjatë protestës së opozitës

Ballauri: Policia është treguar jo profesionale gjatë

Policia është treguar jo profesionale dhe në shkelje ndaj protestuesve me sjelljen e saj në protestën e opozitës. Qëndrimi i Elsa Ballaurit, drejtore e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, por edhe reagimi i Avokatit të Popullit, kërkojnë që e drejta e qytetarëve për të protestuar të zbatohet dhe të mos përdoren sjelljet e tyre si argument nga policia për të penguar tubimet.

Sjellja e policisë gjatë protestave të opozitës është e patolerueshme për një insititucion shtetëror.

Elsa Ballauri, drejtore e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, thotë se policia ka shkelje të mëdha dhe se thirrjet që u drejtohen qytetarëve me megafon.

Elsa Ballauri: Shumë prej tyre janë marrë edhe janë arrestuar me patëdrejtë apo në mënyrën si ajo ka reaguar për të mposhtur protestën.

Sipas Ballaurit policia është treguar jo profesionale.

Elsa Ballauri: Pamjet e tmerrshme që policët rrini në tarracë dhe lëshonin gazin lotsjellës. Koha në të cilën ata vepruan me gaz lotsjellës apo mënyra si reagun ndaj individëve është e patolerueshme nga një institucion shtetëror.

Reagim në lidhje me sjelljen e policisë ndaj protestuesve të opozitës ka pasur edhe institucioni i Avokatit të Popullit.

Për të disatën herë, Avokati i Popullit bën thirrje që e drejta kushtetuese e qytetarëve për tubime të respektohet maksimalisht e të mos kryhet asnjë veprim i cili çon direkt ose indirekt në shkeljen e kësaj të drejte nga ana e Policisë së Shtetit apo institucioneve të tjera ligjzbatuese.

Gjithashtu Avokati i Popullit tërheq vëmendjen që veprimet në cënim të ligjit nga ana e qytetarëve pjesëmarrës në tubime apo të atyre që i përdorin tubimet si mundësi për të sfiduar ligjin, të mos shërbejnë si justifikim nga autoritetet shtetërore për të ndërmarrë veprime që pengojnë a kufizojnë ushtrimin e së drejtës së qytetarëve të tjerë për t’u tubuar paqësisht.

EMISIONET