Anëtarët socialistë të komisionit hetimor për CEZ i kanë kërkuar  prokurorisë të çojë deri në fund hetimet për këtë çështje. Numri dy i PS-së, Taulant Balla prokurorët po kërkojnë mbylljen e çështjes pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, duke theksuar se organi i akuzës po punon me standard të dyfishtë si militant politik.

Taulant Balla: Kush janë këta prokurorë që u është dhënë e drejta të mos marrin fare në konsideratë se çfarë ka hetuar kuvendi i Shqipërisë. Prova rrënqethëse të korrupsionit shtetëror. Pse ky standard krejt i dyfishtë i prokurorisë që kompromenton tërësisht këtë organ si të përdorur  në funksion të luftës së dëshpëruar për pushtet.

Balla tha se drejtësia e re do të vijë shumë shpejt duke paralajmëruar prokurorët se nuk do të kenë më vënd në këtë sistem

Taulant Balla: "Të jeni të sigurtë që drejtësia e re po vjen dhe për këta prokurororë e këta gjyqtarë që kanë vendosur ta kenë aleat korrupsionin e krimin, nuk do të ketë më vend në Shqipëri. Doni peshq të mëdhenj. Ja ku i keni"

Organi i akuzës në muajin shtator dërgoi në gjykatë kërkesën për mbylljen e çështjes CEZ pasi sipas prokurorisë në dosje nuk ekzistojnë elementë të veprës penale.

 Më 24 nëntor gjykata pritet të vendosë mbi këtë kërkesë.

/Oranews.tv/ 

/Ora News.tv/