Balla-Murrizit: Harroje ti që mund të kem dashuri për Lulzim Bashën!

Balla-Murrizit: Harroje ti që mund të kem dashuri për Lulzim

Duke replikuar me deputetin Myslym Murrizi rreth ftesës së mazhorancës për opozitën jashtë Kuvendit lidhur me reformën zgjedhore, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha ky është një obligim dhe jo dashuri për Lulzim Bashën.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla akuzoi PD se nuk ka dashur dhe nuk do votën e emigrantëve.

Teksa kujtoi se në komision i është lënë vendi bosh, Balla ishte i qartë se nëse refuzojnë  reforma zgjedhore do të  bëhet dhe pa ta.

Taulant Balla: Zoti Murrizi ua kemi thënë partisë nga e cila vini kemi pasur vetëm një çështje kusht për reformën zgjedhore, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Nuk ka PS kushte për reformën zgjedhore. Votën e  shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit e kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë. Paraardhësit tuaj nuk e kanë bërë, nuk janë dakord që të votojnë shqiptarët jashtë, shpresoj që ju të jeni dakord për këtë çështje. 

Rekomandimet e OSBE-ODIHR janë detyrim. Edhe teksa presim 17-18 tetorin, padyshim që adresimi i plotë i rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të jetë supnota e vendimit të tetorit shoqëruar dhe me çështje të tjera si implementimi i reformës në drejtësi. Historikisht teksa janë bërë reforma zgjedhore në këtë vend është punuar në mënyrë koherente me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare, merren për bazë rezultatet e fundit ku PD-LSI rezultojnë parti parlamentare.

Harroje ti që mund të kem dashuri për Luzlim Bashën, gjëja e fundit që mund të më akuzosh kjo është. Por kam respekt për historinë politike të këtij vendi dhe vijueshmërinë e komukimit dhe dialogut politik gjithëpërfshirës. Në këtë këndvështrim në komisionin e reformës i është lënë dhe një karrige bosh PD për të ushtruar të drejtën e saj për të bërë propozime. Nëse ata nuk duan ta bëjnë kjo nuk do të thotë që reforma zgjedhore do të mbetet peng. Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme, ju nxis të mblidhni sa më shpejt komisionin.

Pas këtij procesi pothuajse do të kemi një kod të ri zgjedhor. Padyshim pa depolizuar komisionet e zgjedhjeve ne nuk kemi bërë reformë zgjedhore, pa hequr partitë politike nga numërimi i zgjedhjeve nuk kemi bërë reformë zgjedhore. Nuk dua që PS të ketë më përfaqësues në komision as në grupe numërimi, duhet ta bëjnë vullnetarë, njerëz që nuk kanë lidhje me politikën dhe mbajnë përgjegjësi. Dhe qoftë dhe një votë e vetme të lëvizë nga një parti te tjera ai të dënohet me dënim maksimal deri në 7 vite burg.

EMISIONET