Balla: Kryeparlamentarët e BE-së, vlerësim hapave të Shqipërisë

Balla: Kryeparlamentarët e BE-së, vlerësim hapave të

Pas takimeve që zhvilloi në Estoni dhe në Berlin, kryetari i grupit parlamentar të PS ka deklaruar  se është e rëndësishme të mbahet komunikimi me vendet anëtarë të BE sa i përket rekomandimi të negociatave për Shqipërinë. Taulant Balla thotë se mbështetja e parlamenteve të vendeve të BE do të jetë përcaktues për këtë proces.

Balla:Ky proces kalon edhe përmes konsultimit të parlamenteve. Prandaj bashkë me kryetarin e Parlamentit Ruçi morëm pjesë në samitin e rëndësishëm të drejtuesve më të lartë të dhomave të deputetëve apo të senateve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, pikërisht për të intnesifikuar komunikimin lidhur me vendimarrjen shumë të rëndësishme të Këshillit Europian për vendosjen, për përcaktimin e një date për fillimin e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”

Sipas Ballës, shumë prej kryetarëve të parlamenteve kanë vlerësuar hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë gjatë dy viteve të fundit në përmbushjen e prioriteteve kyçe.

Balla: “Jam shumë krenar të konstatoj që mes shumë kryetarësh parlamentesh që kemi kontaktuar, konstatojmë një vlerësim të hapave të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë gjatë dy viteve të fundit, kryesisht në përmbushjen e prioriteteve kyçe."

Balla dhe Ruçi kanë intesifikuar takimet ditët e fundit për të bindur vendet anëtare për një votë pro rekomandimit të KE për celjen e negociatave.

EMISIONET