Superliga kineze po "thith" gjithnjë e më shumë emra të rëndësishëm të botës së futbollit. I fundit ishte Stephan El Shaarawy, i cili firmosi për 3 sezone me Shanghai Shenhua.

Zëra për një kalim në Azi ka pasur edhe për yllin e Realit të Madridit, Gareth Bale. Por pavarësisht se situata e uellsianit te spanjollët nuk është e mirë, Bale ka hedhur poshtë një kalim gjatë kësaj vere në Superligën kineze.

Nëse ai duhet të largohet nga Reali i Madridit, Bale dëshiron të kalojë në një tjetër klub të lartë në një nga ligat më të mëdha evropiane. Ai ka fituar betejën e parë në "luftën" për të qëndruar në klub pasi udhëtoi drejt Kanadasë për fazën përgatitore para sezonit të ri.  

Siç njoftoi "MARCA" në maj, Bale do të qëndrojë te "Los Blancos" për tre vitet e mbetura të tij kontratë. Nuk ka pasur oferta për të marrë Bale këtë verë dhe kështu do të vazhdojë të fitojë pagën vjetore prej 17 milionë eurosh te 13 herë kampionët e Europës.

/Ora News.tv/