Bakaj nuk ndalet, Shakhtyor "rrëmben" fitore në transfertë

Bakaj nuk ndalet, Shakhtyor "rrëmben" fitore në

Transferimi në Bjellorusi duket se e ka rilindur sulmuesin Elis Bakaj që nuk ndalet së shënuari për Shakhtyor Soligorsk. Ish-sulmuesi i Kukësit shënoi në fitoren 3-0 që Shakhtyor mori në transfertën e Golem. Kur po luhej minuta e 48-të e fraksionit të dytë, 31 vjeçari nga Tirana u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një gol që vulosi rezultatin në 2-0 dhe i konfirmon Shakhtyor si forcë të dytë të kampionatit. Kur kanë mbetur edhe 7 javë nga përfundimi, Shakhtyor numëron 48 pikë, i distancuar me 9 pikë nga BATE i vendit të parë, por që ka dhe një takim për të rikuperuar.

Ndërkohë vendi i tretë mbahet nga Vitebsk në kuotën e 47 pikëve, ndërsa Dinamo Minsk gjendet e katërta me 45 pikë. Ky ishte goli i gjashtë i Bakaj me fanellën e Shakhtyor.

EMISIONET