Bagdad, 35 të vdekur nga dy sulme me eksploziv

Bagdad, 35 të vdekur nga dy sulme me eksploziv

Të paktën 35 persona mbetën të vrarë dhe mbi 90 u plagosën nga dy sulme vetëvrasëse me eksploziv në Bagdad. Sulmi ndodhi në sheshin Tayaran të kryeqytetit irakien dhe ky është i dytë brenda tre ditëve.

Sulmi i së hënës u krye nga dy burra që mbanin në trupin e tyre eksploziv, tha ministria e Brendshme, raporton BBC.

Vendi ku ndodhi sulmi është një zonë shumë e populluar ku punëtorët e ndërtimit mblidhen në rrugë për të gjetur punë.

Bagdadi ka qenë vazhdimisht objektivi i bombardimeve dhe sulmeve të armatosura, kryesisht nga Shteti Islamik.

Megjithatë, ritmi i sulmeve është ngadalësuar që kur qeveria e Irakut deklaroi se ajo kishte rimarrë të gjithë territorin në kontroll muajin e kaluar.

EMISIONET