Babypod 20, projektohen pajisjet që mbron foshnjat nga përplasjet

Babypod 20, projektohen pajisjet që mbron foshnjat nga përplasjet

Tekonolgjia e avancuar angleze e kujdesit shëndetësor në bashkëpunim me ekipin Williams të Formula Uno-s, kanë projektuar ambulanca të posaçme për foshnjat e porsalindura. Pajisjet e quajtura BabyPod 20 të pajisura me fibra karboni janë projektuar për një transport më të sigurt të foshnjave gjatë transportimit të tyre duke shmangur inkubatorët e rëndë dhe të kushtueshëm.

E njëjta teknologji që përdoret në Formula Uno për të siguruar pilotët nga rreziqet e mundshme ndaj përplasjeve, po përdoret për të ndihmuar foshnjat e porsalindura duke i mbajtur të sigurta në ambulanca.

Pajisjet hi-tech të transportit me fibra karboni, të quajtura Babypod 20, janë projektuar me një inxhinieri të avancuar të ekipit Williams të Formula One.

Teknologjia e avancuar e kujdesit shëndetësor AHT, kërkoi nga ekipi Williams që të aplikojnë ekspertizën e tyre në sportin e Formulës 1 për të krijuar një mjedis të sigurtë për foshnjat e porsalindura që kanë nevojë për transport të veçantë.

Drejtori Teknik i inxhinierisë së avancuar, Paul McNamara tha se ky projekt që po ndërmerret për të siguruar një platformë të lehtë dhe të fortë për transport të sigurtë të foshnjave është e njëjta sfidë që inxhinierët përpiqen të implementojnë në shasinë kryesore të makinave të Formula Uno-s.

Transporti i foshnjave të porsalinduara kërkon përdorimin e inkubatorëve të rëndë dhe që kanë nevojë për furnizim me energji elektrike. Babypod 20 është projektuar për të siguruar mjedisin e duhur për foshnjat duke kursyer para dhe me mundësi për tu bashkangjitur çdo barrelë transporti, qoftë në karrocë ose në një ambulancë, makinë apo edhe helikopter.

Drejtori i ekipit inxhinierik Willimas tha se shumë risi që janë projektuar për makinat garuese të Formula Uno-s, po bëhen gjithnjë e e më të përdorshme në makinat normale dhe ata duan që teknlogjia e avancuar të përdoret në të gjitha fushat për përmirësimin e jetesës. Pajisjet Babypod 20 janë duke u përdorur tani nga shërbimi i menjëhershëm i transportit të fëmijëve në Britaninë e Madhe. Ekipi i Williams shpreson në prodhimin e 500 pajisjeve Babypod gjatë vitit të parë.

/oranews.tv/

EMISIONET