Babastars i solli famën? Skivi zbulon gjithçka rreth grupit në filmin e tij

Babastars i solli famën? Skivi zbulon gjithçka rreth grupit në

Skivi ka publikuar një pjesë të filmit të tij, ku flet për përcarjen e grupit dhe largimin e tij nga Babastars.

"Panika" titullohet filmi ku reperi prezanton 3 këngë për fansat e tij. Pas këngës së parë, në film shfaqen dy djem që diskutojnë për muzikën dhe estradën shqiptare.

Njëri prej tyre bëri të qartë se Skivi ka mbi 15 vite karrierë dhe ka kënduar shumë kohë para se të bëhej pjesë e Babastars.

Ndërsa në intron e albumit, reperi zbulon se ka aftësi për të treguar edhe shumë gjëra të tjera, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për të ardhurat e Babastars.

Sa i përket këngës dhe gjendjes ku ndodhet aktualisht, Skivi tregon se nuk ka ndërmend ti japë fund muzikës, madje është rikthyer më fuqishëm se kurrë si artist i pavarur.

Kjo nuk ka përfunduar ende pasi reperi ka shumë gjëra të tjera për të treguar...

EMISIONET