Babani i përgjigjet opozitës: Nuk kam qenë kurrë i arrestuar

Babani i përgjigjet opozitës: Nuk kam qenë kurrë i arrestuar

Kryebashkiaku i Vaut të Dejes, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Mark Babani ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës se ai ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje.

Në një prononcim për mediat, Babani u shpreh se akuzat e opozitës janë të sajuara qëllimisht, për të ulur imazhin e tij, duke theksuar se ai nuk ishte arrestuar asnjëherë.

Unë kam lindur Mark Babani dhe do vdes Mark Babani”,- tha ai.

Mark Babani: E gjithë kjo histori është e sajuar dhe nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam bërë të qarta. Ata nëse kanë fakte mund të kishin shkuar në Prokurori. Unë kam lindur Mark Babani dhe do vdes Mark Babani. Nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi. Unë po pres që ta bien në Prokurori. Unë nuk jam thirrur nga Prokuroria, po pres ftesën. Nëse ata e kanë bërë padinë, pse dalin dhe e flasin në televizorë. Kjo nuk është pjesë e padisë. Ata po sajojnë, për të ulur imazhin tim. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë i arrestuar, i ndalur asnjëherë nga polica.

EMISIONET