Pas publikimit të transkriptit të përgjimeve të Prokurorisë nga deputeti Ervin Salianji, ka reaguar kreu i grupit parlament të PS-së, Taulant Balla. Përmes një postimi në Twitter, ai ka mohuar kategorikisht që të ketë komunikuar me Fredi Alizotin.

Balla shkon më tej, duke i kërkuar Bashës që të pyesë se i kujt është numri 0699423771 i përfshirë në biseda, duke hedhur edhe aludime si ky numër i përket Sali Lushaj. 

Balla: Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771.