Babai thyen makinën e ish-gruas për të 'rrëmbyer' vajzën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi pasi një burrë theu xhamin e makinës së ish-gruas për të marrë vajzën e tij.

Në pamjet e filmuara duket sjellja e tij e dhunshme. Kur gruaja i tha largohu, ai filloi të godiste xhamin dhe vajza e vogël shpërtheu në të qara.

Mjaftuan vetëm pak minuta që ai të merrte në kontroll makinën vetëm që të përqafonte vogëlushen. Filmimet janë bërë nga një mikeshë e ish-gruas së tij që ishte brenda në makinë.

Sipas medias lokale, ish-bashkëshortët kanë qenë të përfshirë në një gjyq për kujdestarinë dhe kanë debatuar gjatë për të arritur një marrëveshje.

Raportet kanë thënë se policia lokale nuk ka marrë ndonjë ankesë për incidentin.

Sipas ligjit të familjes ruse, kujdestaria e barabartë e prindërve është e pazakontë dhe zakonisht nënës i jepet e drejta për tu kujdesur për fëmijën.

EMISIONET