Një baba dhe djali i ti që po fotografonin një kështjellë mesjetare pretendojnë se panë diçka jashtëzakonisht misterioze kur iu rikthyen as që kishin fotografuar.

Jon Wickes, 50 vjeç, po ndihmonte djalin e tij 12-vjeçar, Harry me detyrat e shtëpisë, dhe çifti kishte vizituar Eynsford Castle në Kent për të zbuluar historinë e saj.

Por, gjatë fotografimit të bazave të kështjellës, Jon arriti të kapte diçka të pashpjeguar, të mbuluar me një mantel të zi, që qëndronte në sfond.

Nuk ishte i sigurt se çfarë ishte njeriu i zi i fotografuar, por ai nuk kishte vënë re askënd në atë moment dhe eksperti pohon se nuk ka 'shpjegim' për pamjen e murgut.

Në 1130, William de Eynsford, i cili mbajti kështjellën për Kryepeshkopin e Canterbury, dyshohet se u tërhoq për t'u bërë një murg.


/Ora News.tv/