Babai kërkon varjen e terroristit, vajza 5-vjeçare po lufton me jetën

Sulmi terrorist që ndodhi në mes të marsit në Zelandën e Re mori jetën e 50 personave dhe plagosi  shumë të tjerë. Një prej të lënduarve është vogëlushja 5-vjecare Alen, e cila po lufton për jetën nga lëndimet që mori në tru.

Babai i saj, Ëasseim Alsati ka publikuar fotografitë e vajzës në spital duke kërkuar varjen e terroristit. Pavarësisht se ka bërë disa ndërhyrje, mjekët janë në mëdyshje për lëndimet serioze që ka marrë Alen në tru.

Ka kaluar një muaj nga masakra dhe Ëasseim, i cili punon si berber në Christchurch ka thyer heshtjen për ditën që ndryshoi jetën e familjes.

“Ne po trajtohemi, njerëzit janë ende në spital. Por kemi vendosur që ti kërkojmë qeverisë që të dënohet me vdekje. Arsyeja përse zgjodhi Zelandën e Re është se nuk kemi dënim me vdekje. Por me një cështje të tillë, ne kemi nevojë që të ndryshojmë ligjin. Ne kemi folur me komunitetin. Nuk kërkojmë asgjë më shumë vecse të varet”, tha Wasseim Alsati për Dailymail.  

EMISIONET