Babai i një adoleshenteje është shumë i mërzitur pasi vajza e tij do bëhet nënë dhe nuk ka ku të jetojë. 17-vjecaren e ka braktisur i dashuri dhe nuk mund të qëndrojë as me familjen. Për këtë arsye, babai i papunë i coi një letër psikologes Deidre ku i kërkonte këshillë për zgjidhjen e situatës.

Letra: Vajza ime 17 vjece është në pritje të një fëmije dhe duhet të largohet nga apartamenti ku qëndron me nënën dhe vëllain e vogël se nuk ka vend mjaftueshëm. Unë u ndava me nënën e saj para disa vitesh, por komunikoj me vajzën time.

Babai i foshnjes e nxorri jashtë kur i tregoi për shtatzëninë, edhe pse ajo i gjeti një vend në kolegj për të qenë pranë. Është shumë vonë për abort. Ajo nuk ka ku të shkojë. Unë jam i papunësuar dhe nuk kam një vend për të. E urrej faktin që ajo do të mbetet vetëm.

Deidre: E shkreta vajzë. Thuaji të marri informacione për mbështetjen e grave që përjetojnë gjëra të ndryshme në shtatzëni, si lindja dhe mëmësia në moshë të vogël, përfshirë faktin e të qenit e pastrehë.

Ndërkohë qëndroji pranë që ajo të ketë një mbështetje.

/Ora News.tv/