Baba Mondi merr urime për 60-vjetor dhe dhuron ndihma për jetimët

Baba Mondi merr urime për 60-vjetor dhe dhuron ndihma për jetimët

Ashtu si në çdo përvjetor edhe në 60-vjetorin e lindjes Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka marrë urime, të shumta nga besimtarët.

Dera e Kryegjyshatës ishte e hapur për vizitorë të shumtë këtë të dielë.

Ndërsa vetë ai ka vendosur të vijojë traditën e çdo ditëlindjeje, duke dhuruar ndihma për jetimët dhe familjet në nevojë.

"Kemi menduar të bëjmë disa dhurata për njerëzit në nevojë, sidomos jetimëve në Fier, shkollës "Mujo Ulqinaku" që ka njerëz me sindromën down do tu çojmë mjete mësimore, kukulla fëmijëve dhe diçka stafit për tu ardhur në ndihmë dhe dhënë kurajo që edhe ata të përmirësohen sa të kenë mundësi për tu ndodhur në shoqëri si gjithë të tjerët".

Ndihmat do të shpërndahen edhe ditën e hënë jetimëve në kryeqytet, ndërsa urime janë dërguar edhe nga krerët me të lartë të shtetit dhe personalitete të shumta.



EMISIONET