Avokatin Spartak Ngjela e shohim rrallë në studio televizive ku nuk diskutohet për politikë apo aktualitet. Ai ishte i ftuar special në emisionin "Why Not" në RTV Ora, ku u bë pjesë e lojës "5 sekonda".

Ai duhet të tregonte emrat e tre këngëtareve shqiptare që i duken më hot, por refuzoi të përgjigjej. Kështu, moderatorja Roza Lati e pyeti për këngëtaret që i pëlqejnë.

Avokati Ngjela përmendi emrat e yjeve shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Sapo do të thoshte emrin e Bebe Rexhës, e ftuara këngëtare që ishte përballë tij në këtë lojë tha: Arinda Gjoni.

/Ora News.tv/