Avokati: Nezar Seiti nuk është penduar

Avokati: Nezar Seiti nuk është penduar

Avokati i Nezar Seitit mohon që klienti i tij të ketë deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë italiane.

Avokati Detar Hysi është shprehur për Ora News: "Nezar Seiti nuk ka shprehur dëshirën për t'u penduar, mban të njëjtin qëndrim si në Shqipëri. Nuk është e vërtetë që Seiti ka shprehur dëshirën të bashkëpunojë me drejtësinë italiane"

Ekstradimi i Nezar Seitit, i njohur si financieri i grupit të trafikut të drogës së Habilajve, drejt Italisë shkaktoi akuza të forta politike. Opozita deklaroi se Seitaj u ekstradua drejt Italisë për të mos dëshmuar kundër Saimir Tahirit pasi kishte deklaruar se do të bashkëpunonte me drejtësinë.

EMISIONET