Për avokatin Ardian Visha, ekstradimi i financierit të Habiljave Nezar Seiti në Itali nuk paraqet shkelje as të karakterit penal dhe as administrativ.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se çështja po përdoret politikisht.

Visha: Rasti i Seitit është përdorur shumë nga një pjesë e politikës dhe po përpiqet ta përdorin si mjet të një rezultati të caktuar politik. Nuk ka një problematikë të karakterit penal për aq sa e kam parë dhe nuk ka një problematikë as të karakterit të rëndë administrativ.Një njeri nën pranga është çuar nga Shqipëria në Itali, i është nënshtruar drejtësisë së atij vendi tek e cila dhe me të cilën bashkëpunohet në mënyrë të sinqertë dhe të plotë, të paktën ky është pretendimi. Politika është shumë e mirëinformuar për çfarë kanë aktet e fashikullit, një problem më vete që ka rëndësinë e vet edhe në aspektin negativ.Është keqinfomuese për pjesën tjetër që kërkon ta shfrytëzojë. Është spekulim i pastër ideja e bashkëpunimit me autoritetin shqiptar. Subjekti i ekstraduar ka vajtur me pëlqim në Itali. Kjo e kalon në një llugë krejt tjeër të karakterit ligjor procesin dhe e bën shumë më të thjeshtuar se ekstradimi i kundërshtuar.

Ai thotë se Ministri i Drejtësisë është zot fuqiplotë i një procesi ekstradimi dhe vullneti i tij është paraprijës në këtë çështje.

Visha: Që në fillesë të procesit, kur ngjizet një proces ekstradimi ngjizet nga zyra e policisë përkatëse e cila kontribuon në fillimin e tij përmes komunikimit me Zyrën e Interpolit. Ministria e Drejtësisë informohet nga Zyra e Interpolit dhe bashkë me të informohet dhe zyra e marrëdhënieve me jashtë në prokurorinë e përgjithshme.Ministrja shprehet në fund.

Por ndërsa opozita pretendon se Seiti mund të kontribuonte edhe në dosjen "Tahiri-Habilaj", avokati thotë se ky shtetas është i riekstradueshëm.

Visha: Ai është i riekstradueshëm në Shqipëri. Autoriteti shqiptar që ka nën kontroll të lirisë për shkak të vendimmarrjes që ka gjykata e krimeve të rënda mundet dhe për mua duhet të kërkojë sërish një ekstradim të tij drejt Shqipërisë nga Italia edhe për të shmangur çdo bumerang të kundërt në një rast lirie të kufizuar të tij apo ndryshim në masë.

Megjithatë avokati Visha thotë se Shqipëria me Italinë ka një raport negativ sa i takon resiprocitetit të ekstradimeve dhe këtu shifrat janë kokëfortë.

Visha: Çështja e ekstradimeve përgjithësisht dhe në mënyrë të veçantë ajo me Italinë duhet parë në një këndvështrim historik. Është negativ ky raport me këtë vend fqinj pasi ka përcjellë tre drejtime kryesore rezultate të kësaj natyre që e përcaktojnë dhe vetë ekstradimin si të tillë. Gjithë raporti është një rrugësh, nga 2011 kemi ekstraduar 600 shqiptarë në Itali, dhe asnjë italian në reciprocitet të mbërritur. Është kërkuar në 30 raste dhe ka refuzuar Italia. Edhe në një rast të vetëm kur është lejuar nga gjyqësori italian ekstradimi është refuzuar në mënyrë artificiale. Kjo e ka kthyer vendin tonë me Italinë pak a shumë të ngjashëm me raportin që ka Kolumbia me SHBA.Nga pikëpamja ekonomike-sociale po kështu kjo çështje ka krijuar një problematikë të

/Ora News.tv/