Avioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente, 2 të vdekur

Avioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente, 2 të vdekur

Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në Siberinë Lindore nga rrëzimi i një avioni Antonov An-24 i linjës ajrore Angara.

Tragjedia në Nizhneangarsk ndodhi pasi avioni u rrëzua në pistë ndërsa po përpiqej të bënte një ulje emergjente. Videot nga vendi i ngjarjes të regjistruara nga dëshmitarët tregonin shtëllunga të mëdha tymi që ngjiteshin në ajër.

Të paktën dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në aksident, sipas informatave paraprake, ndërsa shtatë persona të tjerë u shtruan në spital. 43 të tjerë u shpëtuan nga avioni.

"Një nga motorët pësoi defekt kur avioni u ngrit dhe ekuipazhi mori vendimin për t'u kthyer në aeroport" , tha për Tass një zëdhënës i republikës ruse të Buryatia, Aleksey Fishev .

"Gjatë uljes, avioni rrëshqiti 100 metra larg pistës dhe u përplas me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, duke shkaktuar zjarr." 

Ekuipazhi ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve nga ferri dhe sakrifikuan jetën e tyre, tha një burim i shërbimeve të emergjencës për Interfax.

"Kapiteni nuk e la avionin deri në momentin e fundit. Ishte e pamundur ta shpëtojë".

EMISIONET