Një aeroplan rus i transportit ushtarak është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave, gjashtë prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit.

Avioni u rrëzua gjatë uljes në Khmeimim Airbase në Siri, tha Ministria e Mbrojtjes ruse.

Sipas informatave paraprake, incidenti mund të jetë shkaktuar nga një problem  teknik, tha ministria.

"Rreth orës 15:00 (ora e Moskës, ora 12:00), një avion rus i transportit ajror u rrëzua derisa po ulej në Khangeimim Airbase," thoshte deklarata e lëshuar nga ministria. "Të gjithë ata që ishin në bord vdiqën" shtoi ajo.

Aeroplani goditi tokën rreth 500 metra larg pistës. Avioni nuk shpërtheu në zjarri para incidentit, tha ushtria ruse.

/Ora News.tv/