Avioni me pasagjerë përfundon në det

Avioni me pasagjerë përfundon në det

Një avion me pasagjerë përfundoi në një lagunë në det në Mikronezi.

Sipas autoriteteve avioni nuk arriti që të ulej në aeroport, duke përfunduar në bregdet.

Banorët e zonës u përgjigjën menjëherë duke i ofruar ndihmë avionit me anije të vogla për të shpërtuar 36 pasagjerët dhe 11 ekuipazh.

Një zyrtar i spitalit tha për Reuters se katër pasagjerë ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Avion fluturonte nga ishulli i Pohnpei në Mikronezi në Port Moresby, kryeqyteti i Papua Guinesë së Re.

Sipas  kompanisë, avioni Boeing 737-800 kishte dalë nga pistë si pasojë e reduktimit të shikimit nga moti i keq.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij incidenti.

EMISIONET