Avengers: Endgame thyen rekordet, debuton me 1.2 miliardë dollarë fitime

Avengers: Endgame thyen rekordet, debuton me  1.2 miliardë dollarë

Avengers: Endgame kanë bërë historinë në zyrat e shitjes së biletave duke arritur një rekord prej 1.2 miliardë dollarësh në shitjet globale të biletave në debutimin e tij.

Filmi i Disney është i pari që ka arritur të thyejë barrierën e 1 miliardë dollarë, vetëm në 5 ditë.

Endgame është ekskluzitivitet i Marvel Studios. Filmi theu rekordin e mëparshëm botëror të debutimit prej 640 milion dollarësh të vendosur nga Avengers: Infinity War.

Vetëm në SHAB, Endgame, ku rolin kryesor të Iron Man e luan  Robert Doëney Jr, vendosi rekord prej  350 milion dollarë. 

Gjithashtu bëri hapje të  madhe në Britaninë e Madhe dhe Irlandë duke bërë deutimin më të madh ndonjëherë me 43.7 milionë paund fitime.

EMISIONET