Autostrada Tiranë- Durrës do rindërtuar nga e para, investim 20-30 milionë euro

Autostrada Tiranë- Durrës do rindërtuar nga e para, investim

Autostrada Tiranë-Durrës do rindërtim nga e para per shkak te degradimit. Në një konferencë për median lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve, Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se bëhet fjalë për një vlerë investimi prej 20- 30 milionë euro, por që po bëhen studime. Vetëm për riveshjen e asfaltit do të harxhojmë 11 milionë euro, tha Gjiknuri.

Gjiknuri: Doni të shikoni një shembull të qartë të degradimit të një aseti kombëtar është rruga Tiranë-Durrës. Për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjeve në kohë dhe që sot që flasim jemi në pikën që ajo rrugë do ndërhyrje në shtrat, në thellësi, pra do gati një rindërtim nga e para.

Kemi marrë masat që të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri dhe të kthehet në një rrugë me standarte bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milion euro minimalisht por që po bëhet studimi për të. 

Vetëm për riveshjen do të harxhojmë 11 milion euro, për ta mbajtur disa vjet në parametra normalë. Nevoja për mirëmbajtme prek dhe rrugët e reja për shkak të fenomeve të paparashikueshme.

Kush e ka prishur rrugën Tiranë - Durrës? Kamionet e ngarkuar kanë prishur shtratin e rrugës.

EMISIONET