Transferimi tek Juventusi mund të sjellë të ardhura më të mëdha për Cristiano Ronaldon, që mund t'i shërbejë atij për të shlyer sa më parë gjobën e marrë nga autoritet tatimore spanjolle.

Në fakt të gjithë e dinë forcën ekonomike të Ronaldos, megjithatë, sipas mediave spanjolle, ylli portugez ka paguar rreth 15.2 milion euro ndërkohë që gjoba shkon në një total prej 19 milion euro.

Në fakt gjoba ndaj Ronaldos ishte prej 21.4 milionë dollarë por kjo shumë u reduktua nga autoritetet tatimore spanjolle.

Marrëveshja midis autoriteteve tatimore dhe Ronaldos është bërë për të zgjidhur akuzat se lojtari ka pasur të ardhura të fshehura të përfituara nga të drejtat e imazhit gjatë kohës që aktivizohej për Real Madridin.

Ronaldo iu dha gjithashtu një dënim dyvjeçar, por, siç është e zakonshme në ligjin spanjoll, nuk është zbatuar pasi kjo nuk ishte një krim i dhunshëm.

/Ora News.tv/