Pasi kreu masakrën pasditen e 10 gushtit, 24 vjeçari është përpjekur të fshihet në zonë periferike në dalje të Selenicës duke përfituar dhe nga errësira.

E ndërsa e gjithë policia ishte vënë në kërkim dhe media transmetonte të gjithë zhvillimet e masakrëstë ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, autori, Ridvan Zykaj u kthente përgjigje komentuesve të cilët shkruanin poshtë fotove të tij.

Komentet nisen të publikoheshin rreth orës 23:00 të po asaj nate. 

Madje në disa raste ato tregonin dhe mllef.  Madje në një moment sfidoi dhe kryeministrin duke i ngritur një pyetje: O Edi Rama a më gjen dot ku jam.


 

Por nuk u mjaftua me kaq. Komenti tjetër ishte: "Duke pritur Fatmir Xhafën!"

Ministri i Brendshëm udhëtoi drejt Vlorës me të mësuar masakrën dhe duket se ai e kishte mësuar këtë. 

Duket se këto kanë ndihmuar policinë të lokalizonte autorin. Ata kanë qenë në terren gjithë natën madje mësohet se kanë komunikuar me të duke i kërkuar të dorëzohet. Por  Ridvan Zykaj i ka thënë se kishte frikë pasi do e vrisnin.

 Jo vetëm kaq nga burimet hetimore bëjnë me dije se ai ka kryer dhe disa telefonata për tu përpjekur për tu larguar nga fshati, informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj

Ridvan Zykaj u arrestua në orët e para të mëngjesit (11 gusht) dhe bashkë me të i është sekuestruar edhe telefoni me të cilin shkruante ne facebook, si dhe arma e krimit.

Po sot në mëngjes u kuptua se profili i tij ne facebok ishte mbyllur. Nuk dihet nëse profilin e ka mbyllur vetë apo policia. 


Lexoni me shume: Indinjata e shqiptarëve: "Lidheni e hiqeni zvarrë deri në Tiranë!" 


Lexo gjithashtu: Autori i masakrës së Vlorës në arrati i vërsulet komentuesve në facebook: Çmë keni çarë...

Autori tregon shkakun pse kreu masakren: E kishin akuzuar per vjedhje ordinere 

Ridvan Zykaj u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës për tu marrë në pyetje ndërkohë që gjatë ditës së djeshme në polici ishin shoqëruar dhe nëna dhe babai i autorit. 

Ata janë shoqëruar për të mësuar më shumë për shkakun që mund të ketë nxitur të riun të kryente këtë masakër mbi familjarët e tij.  E ëma ka treguar se njëra prej grave që është vrarë, pak ditë më parë e kishte akuzuar për vjedhje ordinere që kishte ndodhur në shtëpinë e saj. Ridvani është shoqëruar në polici por më pas  e gjitha është mbyllur këtu. Ndërkohë një tjetër detaj i treguar nga familjarët ishte se para se të kryente krimin autori ka qenë në një festë familjare ku mësohet se kishte konsumuar dhe pije alkoolike.


/Ora News.tv/