Autobusi përplaset me shtyllën e mbikalimit, 5 të vdekur, 19 të plagosur

Autobusi përplaset me shtyllën e mbikalimit, 5 të vdekur, 19

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në një rrugë dytësore në Aviles të Spanjës.

Siç raportojnë mediat vendase në aksident është përfshirë një autobus me udhëtare, i cili u përplas me një shtyllë mbikalimi në dalje të autostradës.

Përplasja fatale ndodhi në orën 13:40 në dalje të Avilesit.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencave, garda civile dhe policia, që kanë menaxhuar mes vështirësive edhe trafikun në zonë.

Një helikopter i urgjencave ka transportuar gjithashtu disa të plagosur në qendrat shëndetësore më të afërta.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të rëndë.

EMISIONET