Autobusi përplas motoçikletën, vdes 55-vjeçari në Farkë

Autobusi përplas motoçikletën, vdes 55-vjeçari në

Një 55-vjeçar, i cili po udhëtonte me motoçikletë u përplas për vdekje nga një autobus. Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme në rrugën që të çon në Farkë të Vogol.

"Rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S", sqaron policia.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P.  L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

EMISIONET