Autobiografia e Khabib Nurmagomedov do të publikohet në gjashtë gjuhë

Autobiografia e Khabib Nurmagomedov do të publikohet në gjashtë

Pasi u bë yll në ring, kampioni i peshave të lehta të UFC, Khabib Nurmagomedov pritet të jetë yll dhe në botën e librave. Kjo, pasi libri autobiografik i djaloshit nga Dagestani do të përkthehet në gjashtë gjuhë për ta bërë atë të disponueshme për tifozët e huaj.

Autobiografi me titull "#KhabibTime"  (Koha e Khabib) tregon hapat e ndjekur nga ylli i  të UFC-së ,  që nga hapat e tij të parë në mundje dhe suksesit në kafaz kundër emrave më të mëdhenj të botës së MMA-së.

"E gjithë puna e lidhur me përkthimin tashmë ka nisur,"-tha bashkëautori i librit Zaur Kurbanov

"Ne presim të marrim versionin anglisht të librit deri në fund të shkurtit, sepse ajo është parashikuar të dërgohet në vendet që flasin anglisht. Autobiografia është planifikuar të përkthehet në pesë gjuhë: anglisht, arabisht, kinezisht, hindisht dhe turqisht. Ne gjithashtu sugjerojmë të botojmë atë në portugalisht duke pasur parasysh faktin se Khabib mundi katër luftëtarë brazilianë. Ne dëshirojmë që edhe brazilianët ta lexojnë librin për të mësuar se kush është Khabib ", shtoi ai.

Për të shkruar librin prej 300 faqesh, shpenzuan plot dy vite.

"Kur filluam të shkruaja ... nuk e kisha imagjinuar se për 2 vite unë do të isha një kampion i UFC -së, i cili e mbrojti titullin e tij në luftën më të madhe në historinë e UFC-së në UFC 229", shkruante Khabib në Instagram.

Khabib është i pamposhtur në këtë kategori, ku kulmin e arriti në fitoren ndaj superstarit të MMA-së,  irlandezin Conor McGregor në Las Vegas.  

Megjithatë, fitorja e tij historike u zbeh disi, pasi ekipi i Khabib u fut në kafaz për të  për të sulmuar ekipin e Conor McGregor. E ardhmja e Khabib në UFC mbetet e panjohur pasi Komisioni i Atletikës në Nevada pranoi një vazhdimësi në seancën e tij, e cila përcakton dënimin për kampionin e peshave të lehta të UFC.

EMISIONET