Austria hap Konsullatën e Nderit në Vlorë, Arbej Malaj konsull nderi

Austria hap Konsullatën e Nderit në Vlorë, Arbej Malaj konsull

Austria çeli në Vlorë, Konsullatën e Nderit për jugun e Shqipërisë me konsull nderi, Arben Malajn, një emër i njohur i analizës ekonomike por jo vetëm.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Malaj foli për tre prioritete të punës dhe projekte konkrete bashkëpunimi.

Arben Malaj: " Duke u arsimuar si austriakë, duke funksionuar si shtet europian ne patjetër do të jemi një ambjent që do të kemi kërkesa në rritje për biznese të përbashkëta të standarteve europiane."

Austria merr në qershor kryesimin e presidencës së BE, ndërsa Shqipëria pret çeljen e negociatave, ndaj Ambasadori Johann Sattler rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë

Johann Sattler: "Një akt shumë i bukur, shumë simbolik nëse fillimi i  negociatave do të ndodhte nën kryesinë e Austrisë në Bashkimin Europian."

Ogur të mirë e konsideroi edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, presidencën Austriake të Bashkimit Europian

Ditmir Bushati: "Është një vend për të cilin nuk ka një mendim të dytë rreth pozicionimit që ka përsa i përket Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian."

Konsullata e nderit të Austrisë në Vlorë synon të shërbejë si urë lidhëse mes dy vendeve, kulturave dhe popujve.

EMISIONET