LSI i kërkon Prokurorisë të hetojë Kryeministrin që mashtroi për audio-përgjimin, i cili sipas tij implikon vëllain e ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Sipas kreut të grupit të LSI Rama ka kryer hetime paralele në lidhje me audio-përgjimin, gjë që bie në kundërshtim me ligjin

Vasili: Përse kryeministri bën hetime?! Bën edhe manipulime paralele. Sepse është një mashtrim paralel i mirëfilltë. Ekzekutivi nuk ka të drejtë të bëjë hetimet, nuk heton kryeministri. Nuk e kanë bërë as shtetet e diktaturës të paktën për sy e faqe. 

Vasili hodhi akuza të ashpra edhe ndaj prokurorisë duke e quajtur armike të qytetarëve dhe totalisht në shërbim të Kryeministrit.

Vasili: Prokuroria e cila nuk lëviz gishtin dhe i ka krijuar këtë komoditet kryeministrit, orë pas ore rëndon gjithmonë e më shumë pozitën e saj dhe po zhbën totalisht paanshmërinë e saj dhe integritetin e organit të akuzës. E vetmja që ka vënë perden e zezë syve, është prokuroria shqiptare, e cila duhet ta heqë sa më parë për të shpëtuar në radhë të parë veten e saj. 

Të gjitha këto sipas Vasilit janë arsye që qytetarët të dalin në protestë me 26 Maji për të vënë në vend drejtësinë.

/Ora News.tv/