Avokati, Spartak Ngjela, nuk e sheh të rrezikuar qeverinë nga denoncimi i fundit i PD-së, audio-përgjimi i vëllait të Ministrit të Brendshëm Xhafaj.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Ngjela thotë se rasti i Babales nuk është korrupsioni kryeministror.

Ngjela: E ke me gjithë mend këtë pyetje apo do të tallesh me mua. Vërtet mendon se mund të bjerë niveli im tek Babalja, ska kuptim. Ka qenë një gjë qesharake, nga një njeri pa punë, pa para, pa mjete financiare.Kjo të bën të kuptosh se nuk ka mundësi që këta milionerë që thonë këta, të merren me Babalen.Është pamundësi absolute.Nuk mund të merrem, është jashtë nivelit tim. Ju mendoni se këta do të bindin amerikanët me Babalen?Media është në nivelin e Babales, politika ishte.Njeriu i dëshpëruar bie edhe në disgracie më të mëdha se Babalja.

Këta janë fluks politikanësh që janë kapur në korrupsion, janë identifikuar, hetimi vazhdon nga FBI dhe organet e specializuara. Janë të kapur 90% të tyre, e dinë ata që janë të kapur dhe krijojnë këto. E kanë gabim, nuk arrihet gjë me këto.Kjo histori nuk vlen të arsyetohet fare se nuk ka lidhje me krimin kryeministror që them unë, korrupsioni kryeministror që them unë nuk është ky.Shqipëria vuan nga një korrupsion kryeministror që mund të ketë 20 vjet që vazhdon. Janë katër kryeministra, katër qeveri. Po nuk do kryeministri nuk ka korrupsion.Nëse do të thuash se ka korrupsion sot në Shqipëri, e di kryeministri.Po the Ministrat janë të korruptuar, e di kryeministri.

Ngjela thotë se nuk ka asnjë pritshmëri nga protesta e opozitës me 26 maj.

Ngjela: Ça prisni se mund të ndodhë me revoltën e tyre? Nuk ka grusht shteti. Pse nuk largojnë Kryeministrin apo e duan këtë, po duan të largojën këtë që do Amerika. Nuk mund të bëhen grushte shteti pa kolonel dhe ushtri, me çfarë do ta bëjnë? Çfarë revolucioni dotë bëjnë këta, përse.


/Ora News.tv/