Në studion e lajmeve në Ora News, Sekretari Organizativ i PD-së Enno Bozdo tha se prej vitesh është ngritur alarmi i  për shtetin që po kapet nga krimi, ndaj ftoi qytetarët të behen bashkë nesër në protestë për të larguar qeverinë. Bozdo, iu përgjigj ministrit Fatmir Xhafaj i cili tha se nëqoftëse audio del autentike ai jep dorëheqje, duke theksuar se ai mbron vëllain e tij trafikat dhe lidhjet e qeverise me krimin.  I pyetur për kohëzgjatjen e protestës, ai tha se vendimi i përket qytetarëve në shesh.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në studion e lajme në Ora News, tha se protesta e nemërme do të jetë madhështore,  ku qytetarët do bëhen bashkë për largimin e qeverisë. Partia Demokratike ka ngritur alarmin, tha Bozdo, për një shtet që po kapet nga krimi.

Bzdo garantoi protestë qytetare, duke hedhur poshte mundësine e trazirave.

Bozdo  iu përgjigj dhe deklartës së Ministrit të Brendshëm, për të cilin po protestohet, i cili deklaroi se nëqoftëse audio del autentike ai do të dorëhiqet.

Bozdo: Kjo më kujton gjyqin e famshëm të Toto Rinës para disa vitesh ku nga qelia ku mbahej bërtiste vazhdimisht: Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm! Sot situata është shumë e qartë, njerëzit e dinë shumë mirë se kush është roli i vëllait të Agron Xhafajt në Vlorë, me çfarë është marrë ai, cila bandë ka zëvendësuar kë.

I pyetur nëqoftëse ekspertiza e nxjerr audio-përgjimin jo autentik, Bozdo tha se kjo tashmë është përcaktuar nga Kryeministri që sipas tij ka kap drejtësinë, ndërsa sipas tij opozita nuk do ndryshojë qëndrim politik.  

   

/Ora News.tv/