"Ato donin të më vrisnin. Çfarë i kam bërë?"

"Ato donin të më vrisnin. Çfarë i kam

Marrëdhënia e aktorit Ahmet Kural dhe nënës së tij Sila është kometuar gjatë në faqet rozë turke. U deklarua se mbrëmjen e 29 nëntorit, ai goditi Silën për 45 minuta.

Për këtë çështje, ka folur për herë të parë publikisht këngëtarja Gülben Ergen, e cila bëri deklaratë shokuese duke e lidhur me jetën e saj personale.

“Në rastin e Ahmet Kural dhe Sila, unë isha një mbështetëse e Silës. Kam qëndruar për një kohë të gjatë në gjyq. Kam qenë atje për 26 herë pasi jam njeri që flet me sinqeritet dhe çiltërsi.

Kam dërguar në gjykatë 11 persona dhe më shumë do të dënohen prej gjyqeve që kam hapur. Armiket e mia më të mëdha kanë qenë gjithmonë femrat. Ato hapnin grupe në Whatsapp dhe kërcënonin si terroristët. Unë telefonova menjëherë avokatin tim. A mund të jap prova nëpërmjet Whatsapp-it? Ato donin të më vrisnin. Përse, çfarë i kam bërë?”, tha ajo.

Më pas ajo tregon rastet e disa incidenteve ku ka mbështetur femrat dhe ka marrë komente shumë negative. Gülben sqaroi se çdo gjë e ka bërë për të mbështetur palën që ajo e mendonte të arsyeshme, prandaj nuk heziton ta shprehë mendimin publikisht.

EMISIONET