Atletiko Madrid “me dorë të hekurt”, hedh në gjyq Barcelonën

Atletiko Madrid “me dorë të hekurt”, hedh në gjyq

Takimi në fshehtësi të plotë i Antoine Griezmann me presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu mund t’i kushtojë shtrejtë skuadrës së Barcelonës, kjo për shkak se klubi i Atletikos së Madridit pritet të denoncojë në FIFA Barcelonën, për shkak të përpjekjeve të tyre të paligjshme për të nënshkruar me një lojtarë që është nën kontratë me ta.

Në një intervistë për “Movistar”, drejtori i klubit “Los Colchoeneross” Guillermo Amor tha se ky takim mund të ketë shërbyer për të afruar të dy palët.

 "Nëse Bartomeu u takua me familjen e Griezmann siç shkruajnë gazetat, midis palëve ka pasur një marrëveshje, mbase dhe paraprake”- shpjegoi Amor.

EMISIONET