Atletico "mbush" krahun, Hysaj drejt Premier League

Atletico "mbush" krahun, Hysaj drejt Premier League

Tottenham Hotspur është futur në garë për futbollistin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Madje interesi i anglezëve ka qënë i hershëm, ku disa ditë më parë e shikonte shkodranin si profilin ideal për të përforcuar skuadrën.

Nga naa tjetër, Atletico Madrid hoqi dorë nga Hysaj pasi ofroi në skuadër, Trippier nga Tottenhami. Kështu është hapur një pistë tjetër për shqiptarin, që e shikon veten gjithnjë e më larg Napolit. Informacioni vjen nga "Sky Sport", ku thotë se "gjelat" e shikojnë me interes çështjen e mbrojtësit anësor.

E gjitha kjo ka ardhur pas largimit të mbrojtësit anglez, i cili tashmë do të luaj në futbollin iberik. Por, Hysaj nuk është alternativa e vetme për krahun e djathtë të Tottenham. Gjithashtu, finalistët e UEFA Champions League janë në garë për lojtarin pulivalent, Alessandro Florenzi.

Rasti i Hysaj do të jetë më i lehtë për Tottenham, pasi Napoli e ka nxjerr në shitje lojtarin. Anglezët kanë financat e duhura dhe mund të bëjnë blerjen përfundimtare të futbollistit, kartoni i të cilit kushton jo më pak se 25 milionë euro.

Ditët e ardhshme do të jenë decizive për këtë operacion, ku pritet një ofensivë e shpejtë e Tottenham.  


EMISIONET